Francesk Radi - Humba pranveren

5,714,659
867
2017-12-30に共有
➤ Spotify Official Page:
open.spotify.com/artist/5c023zwltaJ7DsJBIoRnQU


Kompozoi, Françesk Radi
Orkestrimi, Françesk Radi
Teksti, Agim Doçi
Interpretimi, Françesk Radi

Fituese e çmimit të dytë të festivalit të këngës në RTSH.
Viti, 1998.

Teksti

I vetëm jam nga nëna larg
Bregun shikoj, do kthehem prapë

Kjo zemra ime sa s'u ça,
sot e kuptoj,
Fshiva lotët dhe mora rrugën
kur nata ra.

Sa iluzione njeriu ka,
jetë e vështirë
Vitet ikin, m'u zbardhën flokët,
si bora e bardhë

Sytë e mi janë të përlotur,
sa mall që kam
Të trishtuar, të plagosur,
zemrën e kam.

Erdha, erdha, mos ma mbyll derën,
pritëm, pritëm, humba pranverën
Djalin, vajzën dhe nënën time
do t’i puth me mall.

Nuse, nuse, t'u çelën sytë
erdha, erdha, sa je mërzit
Vetëm, vetëm, se shtyva jetën,
hapma portën ooo
hapma portën oooo…
Mesnata iku drita ra,
një lot pikoi,
Putha letrën ku malli digjej
Do kthehem prap
Sytë e mi janë të përlotur,
sa mall që kam
Të trishtuar, të plagosur,
zemrën e kam.

Erdha, erdha, mos ma mbyll derën,
pritëm, pritëm, humba pranverën
Djalin, vajzën dhe nënën time
do t’i puth me mall.

Nuse, nuse, t'u çelën sytë
erdha, erdha, sa je mërzitë
Vetëm, vetëm, se shtyva jetën,
hapma portën ooooo
hapma portën oooooo

Erdha, erdha, mos ma mbyll derën,
pritëm, pritëm, humba pranverën
Djalin, vajzën dhe nënën time
do t’i puth me mall.

Nuse, nuse, t'u çelën sytë
erdha, erdha, sa je mërzitë
Vetëm, vetëm, se shtyva jetën,
hapma portën ooooo
hapma portën oooooo

コメント (21)
  • Te gjithe duke degjuar Mozzik, Butrintin,, etj🤷‍♀️ . Ndersa une Françesk Radin 😍😍😍. Ju perulem kengeve te kohes se dikurshme, kohe e arte 🙏🙏🌟
  • @aurrelko
    Kush është në 2023 që e dëgjon legjendën akoma 🎉, për kta artista kemi nevojë që këndojnë 2 fjalë të sakta dhe realitet nga jeta, jo ata që i mbushin videoklipet me armë dhe bushtra 🙌🏻
  • artist te meriutuar qe iken nga kjo jet te varfer dhe askush si vlersoi. zeri i tij i mrekullushem me ngjan si te adriano celentanos. u prefsh ne paqe Francesk.
  • Super keng nuk vdes kurr,,, Francesk Radi ishte Celentanoja Shqiptar R.I.P ky super artist..
  • @nita0000
    Kur u be ky festival isha vetem 5 vjec dhe kam vajzen e vogel 5 vjec dhe ja kendoj akoma kete keng 25.02 2019 e kam kenduar gjithmon kur kthehej babi nga greqia dhe tani e kendoj per veten dhe femijet, ja kendoj mamit kur kthehem ne Tirane se jam emigrante un. I pavdekshem do te jesh gjithmon ne zemrat e njerezve . U prefsh ne paqe 💖💖🇦🇱🇦🇱
  • 2023 a ka Akoma qe e degjojn kte kenge pasha të madhin zot like ju lutem bre ta shkoj a e degjojn kte kenge Akoma 😢 🙏
  • I’m Moroccan and my husband is Albanian because of him I’m in love with this song now and many other 🇦🇱 songs ❤️🥰
  • @kosti8888
    Sa me shume dalin keto "paçavurret moderne " aq me shume ju kthehem ketyre kryeveprave ❤
  • Nuk u dorëzove kurrë 💪 Tani i kuptojë më mirë këngët e tua Respekt
  • @wolfalb
    E degjoj nga Kumanova, kufiri verilindore i Shqiperise ❤🇦🇱❤
  • Je i pavdekshem francesk te gjitha kenget te kenduara bukur brezi i te 70 nuk te harron kurr
  • Nostalgji. Keta artiste jane si vera, sa me teper vite te ikin, me te cmueshem behen. Lum Parajsa ç'thesar mban. 🥺🙏
  • vargje te bukura te shkruara me shpirte,sa mall e nostalgji 🥰🥰🥰🥰🥰