Rama fton mësuesit në pension: Mund të integrohen në shkolla me orar të reduktuar

2024-09-09に共有
Subscribe: bit.ly/vizionplustv
Web: www.vizionplus.tv/
Facebook: facebook.com/VizionPlusTV
Twitter: twitter.com/VizionPlusTV
Instagram: instagram.com/VizionPlusTv
TikTok: www.tiktok.com/@vizionplustv

Në nisje të vitit të ri arsimor, kryeministri Rama vizitoi shkollën e rikonstruktuar “Babë Dudë Karbunara” në qytetin e Beratit. Ai ftoi mësuesit në pension të angazhohen në një orar të reduktuar në arsim me qëllim integrimin e tyre në hapësirat shkollore.“Kam të drejtë kur përpiqem të argumentoj me ministrat se ne kemi shumë mësues edhe mësuese në pension të cilët mund t’i ftojmë që të angazhohen në një orar të reduktuar nën një përkujdesje të veçantë që ka të bëjë me mbikëqyrjen dhe me lehtësinë që duhet të ketë në aspektin e komunikimit procesi i punës së nxënësve së arsimit profesional në ndërmarrje, si pjesë e sistemit dual që ne po thellojmë.

Ne jemi duke punuar intensivisht mbi të dhënat kuptimplota që na mundësojnë që të fillojmë integrimin e pensionistëve në hapësirën e kësaj rritjeje ekonomike gjithëpërfshirëse, në mënyrë që edhe pensionistët të fillojnë të ndjejnë që është plotësisht e ndjeshme në buxhetin familjar të mësuese që sot e kanë pagën mesatare 950”, tha kryeministri.Kryeministri premtoi monitorimin e shkollave dhe rrugëve me një projekt sigurie që do të zbatohet vitin e ardhshëm.“Ne do të bëjmë një kapërcim epokal në monitorimine sigurisë së rrugëve, qyteteve dhe hapësirave të mëdha publike, është përfshirë dhe monitorimi në shkollë.

Monitori i cilido të shkojë deri në qelizë. Do tu japi mundësi drejtuesve të shkollës, prindërve dhe fëmijëve të ndihen të qetw dhe secili të bëjë punën e vet”, tha Rama.Kryeministri tërhoqi vëmendjen edhe për kërcënimet që i vijnë gjuhës shqipe nga komunikimet e shpejta me shkurtime dhe nga braktisja e kulturës së të lexuarit të librave dhe të shkruarit me dorë.

コメント (1)