Opinion - Qemal Stafa, misteri i vrasjes (05 Maj 2010)

285,109
0
Published 2019-10-10
Data 5 Maj është një datë historike për shqiptarët, e cila është kthyer në një simbol të Ditës së Dëshmorëve. Kjo datë e ka zanafillën e saj nga një ngjarje që lidhet me zhvillimet e Luftës së Dytë Botërore.

Më 5 Maj 1942 në Tiranë u vra Qemal Stafa, i cili ishte një prej themeluesve të Partisë Komuniste, Kryetari i Rinisë Komuniste dhe organizator i Rezistencës Komuniste. Stafa u procedua nga mbreti Zog në vitin 1938, kur ishte vetëm 18 vjeç, pasi deklaroi parimet e tij komuniste.

Vrasja e tij ishte një nga goditjet e para të forta që hasi Partia Komuniste, si një nga tre elementet e rezistencës së asaj kohe, por për shumë vite mbeti mister. Pas vitit 1990 dolën shumë argumente për mënyrën se si ndodhi vrasja e tij.

Emisioni “Opinion” mbrëmjen e sotme nuk u ndal te këto hipoteza, por riprodhoi nëpërmjet dëshmive të personave që kanë qenë me Qemal Stafën më 5 Maj 1942, se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Qemal Stafa ishte vetëm 22 vjeç dhe vuante nga miopia, e cila po i rëndohej. Në bazën ilegale ku ishte fshehur ai, ishin dhe 6 persona të tjerë, Beqir Minxhozi, Drita Kosturi, Gjustina Sata (Flora Dishnica), Marie Lezhja, Kristo Themelko dhe Isuf Keçi, të cilët u larguan sapo u rrethuan nga policia dhe mbijetuan.

Në dokumentarin e regjisorit dhe gazetarit Namik Ajazi për të fejuarën e Qemal Stafës, Drita Kosturin, të titulluar “Mes vdekjes dhe shpresës”, janë edhe dëshmi të policisë shqiptare dhe italiane të kohës për aksionin për vrasjen e tij.

Ndërsa në një intervistë për revistën Klan në vitin 1998, Kosturi rrëfeu se çfarë ndodhi mbrëmjen e 4 Majit dhe mëngjesin e 5 Majit në bazën ilegale. Sipas saj, Qemal Stafa kishte një parandjenjë të çuditshme, e cila e kishte bërë sentimental, nostalgjik dhe të thyeshëm ndaj kujtimeve të vjetra.

Beqir Minxhozi dhe Isuf Keçi kishin dalë për ushqime, Kristo Themelko dhe dy vajzat ndodheshin në dhomë, ndërsa Drita Kosturi dhe Qemal Stafa ndodheshin në dhomën ballore.

Në rrethana ende të paqarta, Minxhozi u arrestua dhe u detyrua të tregonte shtëpinë ku strehohej Stafa, ndërkohë që ky i fundit po lexonte poezitë e Manxonit, vargjet për 5 Majin, poezinë e Napoleonit dhe iu drejtua të fejuarës duke i thënë: “Sikur të më vrasin dhe mua sot!”, kur kjo e fundit rastësisht vuri re civilët e armatosur që po i afroheshin shtëpisë. Duke u arratisur, Drita ra në gropën e krijuar nga bomba që kishin hedhur, ndërsa Qemali u largua.

E fejuara e tij u shpreh: “Qemali iku. Pashë vetëm siluetën e tij, larg, i fundit imazh i një dashurie që kishte zgjatur kaq vjet. Dhe që do të zgjaste përsëri një jetë”. Në dokumentarin “Mes vdekjes dhe shpresës”, Drita Kosturi tregoi se më 6 Maj ajo mësoi se të fejuarin e saj e kishin vrarë.

Nga ana tjetër, Gjustina Sata dëshmoi versionin e saj për ngjarjen që ka ndodhur 68 vite më parë. Sipas saj, Qemal Stafa qëlloi një italian dhe u plagos dhe vetë në dorë. Më pas u largua, duke mos lënë gjurmë pas. Gjustina rrëfeu se ata u kapën nga policia dhe nuk e panë Stafën të vdekur.

Por në vitet e fundit të jetës së saj, Drita Kosturi deklaroi se Qemal Stafa ka vrarë veten për t’i shpëtuar policisë. Sipas saj, ai ishte i plagosur dhe nuk mund të vazhdonte më, ndaj dhe vendosi t’i japë fund jetës. Një dëshmitar me inicialet Y.B, pranoi se ishte takuar me Qemal Stafën, i kishte ofruar dhe ndihmë për të ndërruar rrobat, por ky i fundit nuk pranoi dhe në sytë e tij zbrasi plumbin mbi trupin e tij, pa lënë asnjë amanet.

“Qemali vrau veten. Unë e mësova që atë ditë, kur më treguan gjyslyket e tij dhe më çuan në morg. Ata që qëndronin atje flisnin hapur për atë që kishte ndodhur. Ishte i plagosur dhe dy plumbat e fundit i kishte ruajtur për veten. Kur e gjetën, në pistoletë kishte ende një plumb. Unë nuk e kam thënë kurrë këtë sepse për ngjarjen qe pranuar një version zyrtar”, u shpreh me një siguri të padiskutueshme Drita Kosturi, 56 vjet pas ngjarjes.

Mënyra e vdekjes së tij mbetet ende e paqartë, por në orën 09:35 22-vjeçari gjendej i shtrirë buzë lumit, me revolver te koka, me syzet e rëna dhe sytë lart. Vrasja apo vetëvrasja e tij do të ngjizte një legjendë të tërë, me të cilën u mbrojt krenaria e qëndresës shqiptare gjatë pushtimit fashist.

Por nga ana tjetër, Enver Hoxha në librin e tij “Për shokët e mi pionerë” dha një version tjetër të vdekjes së Qemal Stafës, i cili nuk përputhet me asnjë të 6 dëshmitarëve. Sipas tij, 22-vjeçari fjeti në një bazë tjetër ilegale sëbashku me të dhe më pas u vra në bazën e përmendur nga dëshmitarët, ndërkohë që ishte rrugës për në Vlorë.

Por pikëpyetja më e madhe është nëse u tradhëtua Qemal Stafa. Ngjarja në vetvete ngjall shumë mistere. Mund të jetë një përkim i rastësishëm apo një dekonspirim që mund të ketë rrjedhur dhe nga pakujdesia, por misteret mbeten ende./tvklan.al

All Comments (21)
  • @valbonakasa4103
    Me pelqejne historit e heronjeve tane gjate kohes se luftes, duhet me i kujtuar deshmoret, Complimenti per emisionin qe po beni, ju pershendes nga Italia!!
  • @alisina3249
    Qemali para se te shkonte ne bazen e ndenjes ishte ke shtepija e partise
  • @artinarti958
    SI GJITHMON ...LEGENAT DHE SPIUNET PER 5 LEK SI KAN MUNGUAR KURR SHQIPERISE...SI DJE DHE SOT....
  • Qemal Stafen e Vrau Enveri eshte e kuptushme e fejiara e tij beri internim si ka mundesi gruaja e heroit te ndeshkohej ne ate forem
  • @artinarti958
    ATE QE BERI ENVERI.BERI DHE PAS ARDHESI I TIJ SALI BERISHA....
  • @Edit13467
    e kush tjeter mund ta bente sipunin per veq Enverit
  • In italiano, era propio enver hoxha che ha spiato, qemal staffa dove era, era amico con autorità italiane fasciste, lui è stato che qemal staffa e morto, mangiava stesa tavolo con un ufficiale italiano fascisto, sono siguro perché quello italiano i. Pensione ho contratto qua a lecce 1994,io lo credo tutto che ha detto
  • Kame kernaqesi qe te nje bisede me ju Se ne qofte eshte e mundur Nga afer
  • @bashkimneziri834
    E vërteta është varrosur. Hamendjet janë për të fituar para dhe popullaritet. Edhe po të thuhet e vërteta do të jetë diçka jo e mirë sepse aty ka pasur skenarë të ndryshëm.